Pas aventurës me Shqipërinë, Sylvinho pranë rikthimit në bankinë! Tekniku në bisedime me Federatën e Bullgarisë

Pas aventurës me Shqipërinë, Sylvinho pranë rikthimit në bankinë! Tekniku në bisedime me Federatën e Bullgarisë

Tekniku brazilian Sylvinho mund të rikthehet së shpejti në bankinë, por këtë herë në drejtimin e një përfaqësueseje tjetër europiane. Ish-trajneri i Shqipërisë ka nisur bisedimet me Federatën Bullgare të Futbollit, e cila po kërkon një emër të ri për drejtimin e kombëtares. Sipas raportimeve të mediave, tekniku brazilian është një nga kandidatët kryesorë për këtë post. Presidenti i federatës, Ivanov, pritet të zhvillojë bisedime vendimtare me Sylvinhon në Milano, ndërsa një prej çështjeve për t’u zgjidhur mbetet ana financiare e marrëveshjes. Në tryezë është raportuar edhe një ofertë prej një milion eurosh në vit për trajnerin dhe stafin e tij, por kjo shumë nuk përbën ende një marrëveshje të konfirmuar zyrtarisht. Sylvinho vjen pas eksperiencës me Shqipërinë, të cilën e drejtoi në Kampionatin Europian...