Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Pas arrestimit të doganierëve, shqiptarët nuk kalojnë dot kufirin, mbyllet sërish dogana e Qafë Botës
FOTO ILUSTRUESE QAFË-BOTË- Dhjetëra shqiptarë që po udhëtojnë drejt Greqisë dhe anasjelltas, për të ardhur në Shqipëri kanë mbetur të bllokuar në doganën e Qafë-Botës, pasi pala greke ka pezulluar punën. Pezullim i punës nga pala greke vjen pas një aksioni të autoriteteve greke ku janë arrestuar disa doganierë për korrupsion pas hetimeve për lehtësime kalimesh kundrejt pagesës për rrjete të paligjshme. Një ditë më parë 13 doganierë grekë u arrestuan për shkelje të detyrës, ryshfet dhe korrupsion të strukturuar. Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht, ndërsa u hap pas disa orësh./ZËRI