Pas akuzave të Ahmetajt per trafik armesh, SPAK dhe BKH kontrolle te biznesmeni Yeffet
Kontrolle janë ushtruar sot në banesën e biznesmenit amerikano-izraelit Ron Yeffet, në periferi të Tiranës. Kontrollet vijnë pas akuzave të bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj lidhur me pretendime për një skemë të mundshme të trafikimit të armëve dhe municioneve nga Shqipëria. Sipas materialeve të publikuara nga Ahmetaj, në përgjime përmendet edhe emri i Ron Yeffet, i cili pretendohet se do të përdorte struktura qeveritare në funksion të një aktiviteti të paligjshëm të trafikut të armëve. Këto janë pretendime të bëra publikisht nga Ahmetaj dhe mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet. Yeffet është një biznesmen izraelito-amerikan, i lidhur me kompani që operojnë në sektorin e mbrojtjes. Ndër shoqëritë e përmendura janë “Timak Defence” dhe “Advanced Arms Technology”, të krijuara në vitin 2025 dhe me aktivitet të...
Burimi:
ntv.al