Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas aksioneve për hapësirat publike, Rama mbledh deputetët e Tiranës për analizë: Raportim për problemet në terren
Deputetët e qarkut të Tiranës do të raportojnë sot para kryeministrit për problematikat që kanë konstatuar në terren. Kreu i qeverisë do t’i mbledhë deputetët në një takim, që nis në orën 08:30. Takimi do të mbahet në një prej hoteleve në kryeqytet, dhe pjesë do të jenë edhe drejtorët e bashkisë. Ky takim vjen dy javë pas atij të parit, ku iu kërkoi deputetëve që të zbresin në terren dhe të evidentojnë problematikat e qytetarëve përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me ta. Ky takim vjen gjithashtu pas një aksioni të ndërmarrë në lirimin e hapësirave publike, ndërtimeve pa leje si edhe vizitave të kreut të qeverisë në bashkitë kryesore të vendit. Tre ditë më parë, Rama mbledhi në një takim në Durrës të gjithë kryebashkiakut, për...