Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pas 72 orësh, nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit në landfillin e Elbasanit. Vengu: Duhen zgjidhje afatgjata
Ka nisur ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit në landfillin e Elbasanit. Pas 72 orësh ende tymi toksik vazhdon të përfshijë qytetin e Elbasanit dhe rrethinat. Mbi 100 forca të angazhuara, mjete zjarrfikëse dhe mjete të rënda të cilat kanë shkarkuar mbi 10 mijë tonë dhera në përpjekje për fikjen e zjarrit. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu qëndroi rreth 5 orë në landfillin e përfshirë nga flakët ndërsa së bashku me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit dhe Drejtorin e Emergjencave Civile vunë theksin në nevojën e ndërhyrjeve afatgjata. “Jemi në një situatë ku ka rënie të intensitetit dhe kjo...