Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Qamile Marra TIRANË- Pas shtatë vitesh përpjekje për rikthimin e pensionit Qamile Metan Marra 117 vjeçe do të përfitojë një shtesë të posaçme shtetërore në pension. Vendimi është miratuar këtë të mërkurë nga Këshilli i Ministrave dhe është firmosur nga kryeministri Edi Rama. Sipas vendimit, shtesa mujore për 117-vjeçaren do të jetë në masën e dhjetëfishit të pensionit social. Pensioni i Qamile Marrës ishte ndërprerë pasi ajo kishte mbushur 100 vjeçe, ndërsa gjatë shtatë viteve të fundit i biri kishte bërë përpjekje për rikthimin e përfitimit. Me vendimin e ri, shtesa e posaçme do t’i bashkohet pensionit dhe përfitimeve të tjera, duke respektuar kufirin e përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave. VENDIMI: "K R Y E M I N I S T R I ...
Burimi:
zeri.ai