Pas 6 muajsh “arrest në shtëpi”, lirohet kryetari i Bashkisë Tropojë

Pas 6 muajsh “arrest në shtëpi”, lirohet kryetari i Bashkisë Tropojë

Gjykata e Posaçme ka liruar nga masa e “arrestit në shtëpi” kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje të paligjshme të pyjeve. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e detyrimit për t’u paraqitur një herë në muaj. Sipas avokatëve, ndaj Byberit dhe Kërrnajes ka përfunduar afati 6-mujor i masës së sigurisë, duke marrë si referencë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin Mimoza Margjeka. Në një seancë më parë, gjykata i ka dhënë detyrë prokurorisë të konsultohet me ekspertët që kanë përcaktuar dëmin nga hapja e një rruge...