Pas 6 ditësh kërkime intensive, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit, në Klos

Pas 6 ditësh kërkime intensive, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit, në Klos

29-vjeçari Ardit Beshiri kërkohej që prej 3 majit pasi u fundos bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit. Grupeve të kërkim-shpëtimit iu shtuan edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze. Dhe sot pas 6 ditësh gjendet trupi i pajetë i tij.  
Burimi: Sot.com.al