Pas 54 përpjekjeve të dështuara në Kuvendin e Kosovës, sot hyn në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Pas 54 përpjekjeve të dështuara në Kuvendin e Kosovës, sot hyn në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili ndalon deputetët të ndërmarrin çfarëdo veprimi në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Pas plot 54 tentimeve të pasuksesshme për votimin e kryetarit të Kuvendit, palët politike nuk arritën një marrëveshje. Lëvizja Vetëvendosje ka këmbëngulur në dy kërkesa kryesore: votimin e fshehtë dhe kandidaturën e deputetes Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit. Mirëpo, asnjëra prej këtyre kërkesave nuk ka gjetur përkrahje nga subjektet e tjera parlamentare. Tentimi i fundit për konstituimin e Kuvendit dështoi edhe dje, duke lënë situatën institucionale të vendit në një ngërç të thellë. /vizionplus.tv