Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pas 41 vitesh burg, Abdallah lirohet nga Franca, burgimi më i gjatë për konfliktin izraelito-palestinez
Franca do të lirojë të premten Georges Abdallah, mësuesin 74-vjeçar nga Libani, i burgosur për 41 vite si i përfshirë në vrasjen e dy diplomatëve, një amerikan dhe një izraelit, në vitet ’80. Ai do të dëbohet menjëherë drejt Bejrutit, duke i dhënë fund burgimit më të gjatë në Evropë për çështje të lidhura me konfliktin izraelito-palestinez. Abdallah ishte pjesë e një grupi të vogël marksist-leninist të quajtur Fraksionet Revolucionare të Armatosura Libaneze, që në vitet 1980 ndërmori disa sulme ndaj objektivave amerikane dhe izraelite në Evropë. Në vitin 1982, grupi vrau diplomatin amerikan Charles Ray në Strasburg dhe atë...