Pas 27 vitesh kërkimesh, identifikohen tre intelektualët e zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Pas 27 vitesh kërkimesh, identifikohen tre intelektualët e zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Albin Kurti KOSOVË-  Një kapitull i dhimbshëm i luftës në Kosovë merr një përgjigje pas 27 vitesh. Analizat gjenetike kanë bërë të mundur identifikimin e tre personave që rezultonin të zhdukur që prej vitit 1999 duke u dhënë familjeve të tyre mundësinë të mësojnë më në fund çfarë ka ndodhur me të afërmit. Personat e identifikuar janë Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu dhe Ali (Islam) Haliti. Të tre ishin pjesë e grupit të njohur si 'Grupi i Intelektualëve', anëtarët e të cilit u rrëmbyen më 19 prill 1999 gjatë luftës në Kosovë. Gjurmët e tyre u zbuluan në kuadër të gërmimeve të zhvilluara gjatë korrikut dhe gushtit të këtij viti në Kalludër dhe Jabukë në komunën e Zubin- Potokut. Nga kërkimet në këto dy...