Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Partizani ndryshon trajnerin, rikthen në stol teknikun e famshëm
Partizani ka vendosur të emërojë sërish Skënder Gegën në postin e trajnerit, në një moment kur sezoni i skuadrës është në rrezik dhe objektivat e klubit po veniten. Eksperimenti me Arbër Abilaliajn nuk dha rezultat, pasi skuadra është duke rrëshqitur në renditje dhe rrezikon praninë në “Final 4”. Për këtë arsye, klubi i kuq ka vendosur të rikthejë Gegën, një trajner që e njeh mirë ambientin dhe ka provuar suksesin me Partizanin në të kaluarën. Gega ishte në krye të Partizanit në sezonin 2018-2019, kur udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion pas shumë vitesh pritjeje. Pavarësisht ndarjes me klubin mes polemikave, trajneri duket se ka lënë pas të kaluarën dhe ka pranuar të rikthehet për të ndihmuar ekipin në një moment kritik. Gega pritet të debutojë...