Partizani e Vllaznia zbresin sot në fushë në Ligën e Konferencës, shpresojnë rezultat maksimal

Partizani e Vllaznia zbresin sot në fushë në Ligën e Konferencës, shpresojnë rezultat maksimal

Adriatik BALLA Vllaznia dhe Partizani do të luajnë këtë të enjte të 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, shkodranët do të përballen me ekipin letonez të BFC Daugavpils në stadiumin “Elbasan Arena” me sfidën e planifikuar të nisë në ora 20:00. Sakaq, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega udhëtuan këtë të mërkurë drejt Estonisë, ku do të përballen me ekipin e Nomme Kalju, me ndeshjen që nis në ora 18:45. Federata e Futbollit u uron shumë suksese të dyja skuadrave shqiptare në këtë rrugëtim europian. Gega...
Burimi: Sot.com.al