Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Partia-shtet”, BIRN: Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore
Mëngjesin e 3 korrikut, kryeministri Rama bëri një vizitë të paparalajmëruar në godinën e Bashkisë Vlorë, nga ku nisi një “aksion” për të reformuar administratën vendore në të gjithë vendin. Gjatë takimit me kryebashkiakun Ermal Dredha, ai kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë, me arsyetimin se duhej përmirësuar ofrimi i shërbimeve publike. Ky urdhër verbal u pasua me dorëheqje masive të drejtuesve vendorë një ditë më pas. Për emërimin e drejtorëve të rinj u krijuan dy grupe pune, të përbëra kryesisht nga figura politike të Partisë Socialiste, drejtues politikë për qarqet, deputetë apo kandidatë për deputetë. Pavarësisht dispozitave...