Partia fituese e studentëve serbë: Kosova pjesë e Serbisë! Me Rusinë partneritet strategjik!

Partia fituese e studentëve serbë: Kosova pjesë e Serbisë! Me Rusinë partneritet strategjik!

Siç ka raportuar Radio Evropa e Lirë, Lista Studentore zotohet të angazhohet për mbajtjen e Kosovës brenda Serbisë, duke iu referuar Kushtetutës serbe dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Do ta kundërshtojmë në mënyrë të vazhdueshme pavarësinë e shpallur njëanshëm të së ashtuquajturës Republikë të Kosovës dhe nuk do të lejojmë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare”, thuhet në program. Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës? Dokumenti kërkon që të gjitha marrëveshjet t’i nënshtrohen vlerësimit të kushtetutshmërisë dhe e cilëson të papranueshëm zbatimin e dispozitave që bien ndesh me Kushtetutën. Lista premton gjithashtu ndjekjen penale të përfaqësuesve të pushtetit për vepra të mundshme penale të lidhura me lidhjen dhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i përshkruan si jokushtetuese dhe në dëm...