“Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora”, Vangjeli: KQZ të bëjë transparencë

“Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora”, Vangjeli: KQZ të bëjë transparencë

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu ku shprehu shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar dhe administruar procesi i verifikimit mbi zarfet e votimit të ardhura nga Diaspora. Vangjeli tha se sipas të dhënave zyrtare, një pjesë e konsiderueshme e fletëve të votimit të ardhura përmes operatorit postar DHL nuk përmbajnë nënshkrimet e rregullta të kërkuara nga kuadri ligjor. Ajo shtoi se janë evidentuar fletë të dorëzimeve postare, të mbushura me të njëjtin dorëshkrim, çka ngre dyshime serioze mbi plotësimin e kushteve ligjore të vlefshmërisë së votës...
Burimi: Gijotina.com