Parqet detare përplasin sërish Greqinë me Turqinë. Athina: Të papranueshme, ilegale!

Parqet detare përplasin sërish Greqinë me Turqinë. Athina: Të papranueshme, ilegale!

Pretendimet për territore detare në Egje dhe Mesdheun Lindor kanë nisur të përplasin sërish Greqinë dhe Turqinë. Ndonëse ishte Ankaraja e para në muajin korrik që qortoi Athinën zyrtare për shtrirjen e dy zonave të mbrojtura detare përtej ujërave që i takojnë, të shtunën, Ministria e Jashtme e Greqisë dënoi përpjekjet e Ankarasë për “lëvizje të papranueshme, të njëanshme dhe ilegale”, që shkelin ligjin ndërkombëtar. Ankesa e palës greke ka të bëjë me hartat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare e Universitetit të Ankarasë për Ligjin Detar (DEHUKAM), që përcaktojnë si pjesë të dy parqeve detare të Turqisë edhe...