Parlamenti Osman 1911: Deputeti turk që kishte goditur me shuplakë Ismail Qemailin

Parlamenti Osman 1911: Deputeti turk që kishte goditur me shuplakë Ismail Qemailin

Revolucioni i Turqve të Rinj i vitit 1908 kishte rindezur shpresën tek popujt e ndryshëm të perandorisë. Premtimet e bëra nga xhonturqit kishin bërë për vete edhe shqiptarët. Por, shpallja e Kushtetutës dhe hapja e parlamentit të dytë osman në vend që të çonte përpara reformat për përmirësimin e situatës ekonomike, u kthye në një arenë luftrash politike. Kjo skotë njerëzish,-siç i quan me të drejtë Syrja bej Vlora xhonturqit,-që në Stamboll e Shqipëri kishin marrë në duart e tyre të paafta frerin e qeverisjes, përpiqeshin ta shfajësonin qeverinë, të cilën e konsideronin si pronën e tyre. Me një urrejtje të pasosur ata konsakruan fuqinë e tyre, për të zhveshur shqiptarët nga ndjenjat e sinqerta dhe nga mjetet e qëndresës që zotëronin. Acarimi i marrëdhënieve...