Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash/ Berisha: Bodrum i mafias, seanca e sotme ndër më të turpshmet
👁9386
Kreu i PD, Sali Berisha, foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një “bodrum të mafias”, ndërsa u shpreh se kjo ishte “një seancë ndër më të turpshmet”. Berisha: Kësaj i thonë kur parlamenti shndërrohet në bodrum të mafias. Parlamenti nuk respekton asnjë rregull as të rregullores, as të kushtetutës, as ligjet. Parlamenti përdoret si dyqan privat i partisë së krimit, kjo ishte seancë ndër më të turpshmet. Pas një farse elektorale të paprecedentë, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet dhe argumentet e opozitës për...