Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Parlamenti Evropian propozon që pasagjerëve të linjave ajrore në Evropë t’u lejohen dy copë bagazhe dore falas, kompanitë kundërshtojnë
Komiteti i Transportit i Parlamentit Evropian ka miratuar një propozim për ta përfshirë bagazhin e dorës në çmimin bazë të biletës së avionit, duke lejuar çdo pasagjer të marrë me vete dy sende pa pagesë shtesë. Nisma, e mbështetur nga shumica dërrmuese e eurodeputetëve, synon të vendosë standarde të reja për të drejtat e udhëtarëve, por ka hasur në kundërshtimin e industrisë ajrore. Për të arritur një kompromis, deputetët ranë dakord për kufizime në madhësinë e bagazhit të dorës. Sipas raportuesit Andrey Novakov (PPE), sendet personale nuk duhet të kalojnë përmasat totale prej 100 cm në gjatësi, lartësi dhe thellësi....