Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët
Parlamenti Europian ka miratuar rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët kur udhëtimi i tyre ndërpritet. Udhëtarët në të gjithë BE-në do të jenë në gjendje të kërkojnë rimbursim duke përdorur një formular standard, i cili do të vihet në dispozicion në faqen e internetit të Komisionit Evropian në të gjitha gjuhët e BE-së dhe do të mbulojë të gjitha mënyrat e transportit. Pasagjerët kanë të drejtë për një rimbursim të plotë brenda 14 ditëve dhe ndërmjetësit si agjentët e udhëtimit ose platformat e rezervimeve online përfshihen në detyrimet e rimbursimit, gjë që nuk ishte e qartë në legjislacionin e mëparshëm. Nëse një ndërmjetës nuk ofron rimbursimin brenda kohës së caktuar, linja ajrore është e detyruar të ndërhyjë dhe t’ia bëjë pagesën pasagjerit në fjalë....
Burimi:
javanews.al