Parlamenti Europian miratoi raportin vlerësues dhe mbështetës për integrimin, Qeveria: Pasqyrim i qartë i progresit me reformat

Parlamenti Europian miratoi raportin vlerësues dhe mbështetës për integrimin, Qeveria: Pasqyrim i qartë i progresit me reformat

Pas miratimit, më datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), tashmë dhe Parlamenti Evropian miratoi, në seancën plenare të datës 9 Korrik, në Strasburg, Raportin mbi ecurinë e progresin e Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024. Raporti përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe konfirmon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Evropian. Qeveria mirëpret raportin e Parlamentit Evropian, vlerëson rolin e tij konstruktiv dhe mbështetës të rrugës evropiane të Shqipërisë, dhe falënderon eurodeputetët për ndjekjen me vëmendje të zhvillimeve...
Burimi: Top-Channel.tv