Parku Rinia/ 110 milionë lekë investime për gjelbërimin e kullës së re të Ramës

Parku Rinia/ 110 milionë lekë investime për gjelbërimin e kullës së re të Ramës

Ndërhyrja për prishjen e kioskave dhe rikthimin e gjelbërimit në Parkun Rinia ishte një nga sukseset më të njohura të mandatit të parë të Edi Ramës si kryetar i bashkisë të Tiranës. Zëvendësimi i kioskave dhe betonit me pemë dhe sheshe publike të hapura për qytetarët, që më pas do të quhet Rilindja Urbane, dhe do të prekte cdo qytet të vendit, ishin zanafilla për ndërtimin e një karriere të gjatë politike të piktorit të kthyer rastësisht në politikan. Megjithatë, sot pas 26 vitesh, është përsëri kryeministri Rama që i ka hapur rrugën një ndërtimi privat mbi 25 katësh në zemër të parkut Rinia. Më 1 tetor 2026, qeveria prezantoi konkursin ndërkombëtar “Tirana Fountain Plaza” për zhvillimin e zonës ku ndodhet kompleksi “Tajvani”. Sipas Kryeministrisë,...