Parku “Nexus” në Kashar merr statusin e zonës teknologjike, Sokol Kraja përfiton lehtësi tatimore

Parku “Nexus” në Kashar merr statusin e zonës teknologjike, Sokol Kraja përfiton lehtësi tatimore

Qeveria ka shpallur Zonë të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik parkun e magazinave të ndërtuar nga dy kompani private Astral dhe Capital Resources të zotëruara nga biznesmeni, Sokol Kraja. Parku i ndërtuar në zonën e Kasharit konsiston në një kompleks magazinash prej 52.5 mijë metrash katrorë me infrastrukturë dhe llogjistikë për zhvillimin e aktiviteteve të biznesit. “Me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” të territorit me sipërfaqe 52 140 m2, pjesë të zonave kadastrale 2105, 2119, me vendndodhje në Kashar, Tiranë, me emërtimin “TEDA NEXUS PARK TIRANA,” thuhet...