Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Parku Kombëtar i Butrintit hap dy prej mozaikëve për publikun
Parku Kombëtar i Butrintit njoftoi vizitorët e tij, përmes rrjeteve sociale, për hapjen e dy prej mozaikëve të tij. Mozaikët e hapur rishtazi për publikun janë: mozaiku i Termës Romake dhe mozaiku i Gjimnazit. Të dy këta mozaikë, të cilët u hapën dje (22 korrik) do të qëndrojnë të hapur deri më datën 15 gusht dhe më pas mbulohen përsëri për t’u ruajtuar.Parku Kombëtar i Butrintit fton të zbuloni nga afër bukurinë dhe historinë që fshehin këto mozaikë të rrallë, të cilët gjatë një pjese të vitit qëndrojnë të mbyllur, mbuluar me rërë, për t’i ruajtur. Kjo ndodh edhe për...