Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Parku i vetëm detar kombëtar, Sazan-Karaburun, tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj
Parku i vetëm detar kombëtar i Shqipërisë, Sazan-Karaburun, po shijon një sezon turistik të suksesshëm, duke tërhequr një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj. Udhëtimi me anije drejt këtij parku natyror ofron mundësinë për të kaluar një ditë të paharrueshme në gjirin e Vlorës, duke eksploruar bukuritë e natyrës dhe atraksionet e veçanta të këtij vendi unik.Kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar se për muajin qershor, 8876 turistë vizituan parkun Sazan-Karaburun, dhe numri i vizitorëve vijon të rritet edhe gjatë muajit korrik. Vizitorët vijnë nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës, duke bërë që ky park...