Parku Fotovoltaik në Belsh/ Balluku: Do të ofrojë energji elektrike për 50 mijë qytetarë!

Parku Fotovoltaik në Belsh/ Balluku: Do të ofrojë energji elektrike për 50 mijë qytetarë!

Nënshkruhet sot, 22 korrik, marrëveshja për kredinë dhe grantin e financimit nga BERZH të projektit për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Belshit, në bregun verior të liqenit të Thanës. Siç deklaroi për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ky park do të ofrojë energji elektrike për 16 100 abonentë ose rreth 50 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë. “Kapacitetet vjetore të tij do të jenë 79 GWh dhe do të reduktojë 50 mijë ton CO2 (dioksid karboni). Shënon një hap të rëndësishme të integrimit të zonave të reja në rrjetin energjitik”, tha Balluku. Këtë projekt e cilësoi shumë...
Burimi: Javanews.al