Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Parku fotovoltaik i Belshit, nënshkruhet marrëveshja e kredisë dhe grantit për financimin e projektit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar sot nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë dhe grantit për financimin e projektit për ndërtimin të parkut fotovoltaik të Belshit. Projekti synon të furnizojë me energji të rinovueshme rreth 16,100 abonentë ose mbi 50 mijë qytetarë dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë energjetike dhe decentralizimit të prodhimit në Shqipëri. Me një grant prej 9.58 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe një hua prej 30 milionë euro nga BERZH, ky investim vjen si pjesë e iniciativës së BE-së për rritjen e kapaciteteve të gjelbra në Ballkanin Perëndimor. Balluku: Sot...