Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Parcelat me kanabis në Shkodër, trafikantët nuk gjenden, procedohen kryepleqtë e fshatrave
Policia e Shkodrës ka asgjësuar 40 621 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis në kuadër të operacionit të gjerë antidrogë të koduar “Koordinata”, që vijon prej disa javësh në zonat më problematike të qarkut. Më konkretisht në Kastrat dhe Shkrel, në zonën e Malësisë e Madhe, u zbuluan 22 422 bimë kanabis, ndërsa në në Temal dhe Shllak të Vaut të Dejës, u asgjësuan 2 409 bimë. Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë. Asnjë prej kultivuesve nuk u arrestua, por në hetim në gjendje të lirë u morën 8 kryepleqë...