Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro
Investimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri po rriten me ritme më të shpejta se totali i investimeve të huaja direkte. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, të analizuara nga “Scan Intel”, në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, stoku i investimeve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi arriti në 916.3 milionë euro, nga 690.6 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo përfaqëson një rritje prej 32.7%. Pesha e këtyre pesë vendeve në totalin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri arriti në 4.97%, nga 4.32% në fund të qershorit 2025. Kosova mbetet investitori kryesor i rajonit në Shqipëri, me një stok prej 667.3 milionë eurosh, ose 3.62% të totalit...
Burimi:
javanews.al