Parashikimi: Java e re do të jetë mot i qëndrueshëm
Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje live për Euronews me Alba Xhanin, bëri parashikimin e motit, ku tha se kjo fundjavë do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve, ndërsa fillimjava do të jetë me mot të qëndrueshëm. Sipas saj, reshjet herë pas here do të jenë me intensitet të lartë, kryesisht në qytete si Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana dhe Elbasani. Ndërkohë, Porja theksoi gjithashtu se temperaturat do të jenë afërsisht 25 gradë, ndërsa shtoi se java e fundit e tetorit do të ketë sërish një episod të reshjeve. “Ne sot presim që të kemi reshje. Reshjet do të jenë si fillim në veri rreth mesditës dhe në pjesën e dytë të ditës do të përfshijnë të gjithë territorin. Pasditja e të shtunës nga mbrëmje dhe...
Burimi:
kohajone.com