Burimi:
Joq-albania.com

Parashikimi i motit për fundjavë, temperatura deri 20 gradë Celsius
👁5448
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën që po vjen, duke paralajmëruar ndryshueshmëri të kushteve atmosferike mes ditës së shtunë dhe asaj të diel. E shtunë, 12 prill:Moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në disa zona. Temperaturat minimale do të sillen nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 15 gradë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. E diel, 13 prill:Dita e diel do të karakterizohet me mot kryesisht me diell, me vranësira...