Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 maj 2025
👁12952
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), dita e diel pritet të jetë me mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. Reshjet nuk parashikohen, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare. Temperaturat parashikohet të arrrijnë deri ne 29 gradë celsius. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim dhe intensitet të ulët deri mesatar, me shpejtësi që varion nga 2 deri në 10 metra për sekondë. Deti pritet të jetë i qetë, me një valëzim të lehtë që do të variojë nga 1 deri në 2 ballë.