Parashikimi i motit për ditën e sotme, 31 korrik 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 31 korrik 2025

Kjo e enjte do të sjellë një përzierje kushtesh atmosferike në vendin tonë, me mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Parashikimet e sinoptikanëve tregojnë se gjatë orëve të paradites do të mbizotërojnë kthjellime në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të Shqipërisë. Megjithatë, moti do të ndryshojë gradualisht gjatë ditës, me shtim të vranësirave mesatare deri në të dendura, kryesisht në zonat kodrinore-malore të vendit, ku pritet të jenë më të theksuara. Këto kushte do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zona të caktuara nuk do të mungojnë shtrëngatat...