Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025
Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta deri mesatare – kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë, në relievet malore në jug dhe kryesisht juglindje, priten reshje shiu të dobëta e afatshkurtra. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 10 m/s, me drejtim verilindje – veriperëndim. Në lugina dhe zonat bregdetare, hera-herës era fiton shpejtësi deri në 18 m/s. Va;ëzimi i detit do të shënohet 2 deri në 4 ballë.