Parashikimi i motit për ditën e Diel

Parashikimi i motit për ditën e Diel

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim –veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 6 deri 19°C në zonat e ulëta 6 deri 23°C dhe në bregdet 12 deri 22°C
Burimi: Gijotina.com