Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Parashikimi i motit, 13 korrik 2025
Ditën e diel, 13 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare deri hera-herës deri mesatare nga orët e mesditës deri pasdite vonë kryesisht në veri. Era do të jetë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 7-10 m/s. Deti do të ketë valëzim 1-2 ballë.