Paraqitjet e legjionarëve/ Ernest Muçi protagonist me gol dhe asist, Shpendi & Tuci gjejnë rrugën e rrjetës
Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet jashtë vendit kanë vijuar të spikasin me skuadrat e tyre, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë javë futbollistike. Ernest Muçi ishte një nga protagonistët kryesorë, me një gol dhe një asist, ndërsa Cristian Shpendi dhe Indrit Tuci realizuan gjithashtu për ekipet e tyre. Ernest Muçi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë me Trabzonsporin në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar kontribuoi fillimisht me një asist në fundin e pjesës së parë, duke ndihmuar skuadrën të kalonte në avantazh ndaj Gaziantepit. Në minutën e 61-të, Muçi realizoi edhe një gol spektakolar nga distanca, duke vulosur fitoren 2-0 të Trabzonsporit. Me këtë kontribut, futbollisti shqiptar shkon në kuotën e tre golave dhe gjashtë asisteve në kampionat këtë sezon. Në Itali, Cristian Shpendi...
Burimi:
sportekspres.com