Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Paraqitjet e legjionarëve/ Asllani shënon sërish për Interin, gjejnë rrugën e rrjetës edhe Daku dhe Pajaziti
👁11407
Lojtarët e Kombëtares shqiptare po kalojnë një formë shumë të mirë në fundin e sezonit, duke u bërë vendimtarë në klubet e tyre. Për të dytën ndeshje radhazi, Kristjan Asllani ishte protagonist për Interin, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës në fitoren në transfertë ndaj Torinos me rezultatin 2-0. Mesfushori kuqezi e nisi ndeshjen si titullar dhe shënoi golin e dytë të zikaltërve në minutën e 49-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Tri pikë shumë të rëndësishme për Interin që vijon garën për titullin në Serie A, ndërsa kanë mbetur edhe dy javë nga...