Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi

Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi

Është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi Raportohet se paraqitja e saj në SPAK lidhet me një kallëzim të bërë nga Partia Demokratike, në lidhje me parregullsitë e pretenduara gjatë procesit të zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Përveç pretendimit të PD, ndaj saj ka edhe një kallëzim nga banorët e fshatit Suk. Kjo është hera e dytë që ajo paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Burimi: Opinion.al