Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parandalohet ngjarja kriminale në fshatin Qerekë, 41-vjeçari kërcënonte me kallashnikov familjen
Një ngjarje kriminale është parandaluar në një familje në fshatin Qerekë të Krujës. Një 41-vjeçar është arrestuar pasi po kanoste me armë zjarri kallashnikov, familjarët, në banesën e tyre, në fshatin Qerekë. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. V., 41 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Top Channel