“Parandalim i ndërtimeve pa leje”- Lamallari mbledh drejtuesit e IKMT dhe ndan porositë: Mbrojtje hapësirave publike, luftë krimit mjedisor
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi sot (2 shtator) një takim me drejtuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku në fokus ishte bashkërendimi i punës për parandalimin e ndërtimeve pa leje, ndalimin e abuzimeve me hapësirat publike dhe luftën kundër krimeve mjedisore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe të pranisë së strukturave shtetërore në terren. “Me drejtuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, diskutuam për bashkërendimin e punës në parandalimin e ndërtimeve pa leje, ndalimin e abuzimeve me hapësirat publike dhe luftën kundër krimeve mjedisore”, shkruan Lamallari. Sipas tij, një tjetër element i rëndësishëm është rritja e komunikimit dhe përgjegjshmërisë së punonjësve të IKMT-së gjatë punës në terren. “Me rëndësi që...
Burimi:
javanews.al