Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Paralajmërimi i shokëve të Avni Rustemit
Nga: Kastriot Dervishi Gazeta “Drita” e Veli Hashorvës, në numrin e datës 26 prill 1924, përshkruan sipas opinionit të saj vrasjen e Avni Rustemit, pikërisht ditën kur këtij të fundit iu refuzua viza amerikane. Avniu u plagos më 20 prill 1924 nga mullixhiu Jusuf Reçi dhe vdiq dy ditë më vonë në spitalin e Tiranës. Vrasja e tij u shoqërua me betime e stërbetime, si ky që po paraqes sot, deri sa ngjarja u përshkallëzua në luftë civile dhe grusht shteti. Në numrin në fjalë të gazetës, midis të tjerash thuhej: “Gjakësori u arratis dhe i gjori Avni ndonëse i plagosur e qëllou katër herë si burrë që ish e jo si ca që e humbasin toruan përpara atentatit. Plumbi e mori në anë të...