Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Paralajmërimi i Ramës për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë tregtarët që shesin prodhime bulmeti, qumësht dhe mish pa faturë. Kreu i qeverisë ka deklaruar se duke nisur nga java e ardhshme do të sekuestrohen. Rama thekson se produktet e bulmetit apo mishit pa faturë përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm, deklaroi ai. Postimi i Edi Ramës: “STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm. Siguria...