Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore  të Meteorologjisë: “El Nino” edhe më i fuqishëm në 2027

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El Nino” edhe më i fuqishëm në 2027

Një alarm i kuq për klimën globale është lëshuar nga Gjeneva, ku Organizata Botërore Meteorologjike ka paralajmëruar se fenomeni i fuqishëm El Nino pritet të rrisë ndjeshëm rreziqet e motit ekstrem gjatë vitit 2027, duke shënuar episodin më të fortë në më shumë se 70 vjet. Situata paraqitet veçanërisht kritike për shkak të të dhënave që vijnë nga thellësitë oqeanike të Paqësorit, ku është identifikuar një rezervuar gjigant me ujëra me temperatura në 2-3 gradë celsius mbi normalen. Duke konfirmuar këtë ecuri shqetësuese, Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Meteorologjise, Celeste Saulo deklaroi për gazetarët se këto parashikime tregojnë një probabilitet të lartë që El Nino do të vazhdojë deri në shkurt të vitit 2027. El Nino është vendosur fort në Paqësorin tropikal. Temperaturat...