Paralajmërimi i fortë/ Sulmi në avion mund të ketë pasoja ushtarake, ja katër skenarët e mundshëm
BILD Çfarë donte të bënte bashkëpiloti nga Omani pasi të kishte marrë nën kontroll avionin? Pas tentativës së dyshuar për rrëmbimin e një avioni pasagjerësh që po fluturonte nga Dubai drejt Tel Avivit nga një bashkëpilot oman, lindin pyetje shumë serioze për sigurinë. Eksperti i terrorizmit, Peter Neumann, nga King’s College London tregon se çfarë mund të fshihet pas tentativës për rrëmbim dhe cila do të ishte mundësia më alarmante. Fakt është se vetëm falë ndërhyrjes heroike të pasagjerëve izraelitë u parandalua diçka edhe më e rëndë. Ata hynë me forcë në kabinën e pilotimit dhe neutralizuan bashkëpilotin, i cili më parë kishte goditur me thikë pilotin. Se çfarë kishte ndërmend të bënte me avionin, kjo nuk dihet: ai mund ta kishte rrëmbyer, mund ta...
Burimi:
syri.net