Shembje në rrugën Qafë Bualli-Krastë/ 22 mln euro për aksin që ende s’ka përfunduar, Martaneshi drejt shpopullimit
Shembet një masiv shkëmbor në rrugën Qafë Bualli-Krastë, duke nxjerrë sërish në pah problematikat e këtij aksi rrugor, punimet e të cilit ende nuk kanë përfunduar, pavarësisht miliona eurove të shpenzuara. Fatmirësisht, në momentin e shembjes nuk ka pasur automjete në qarkullim dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Për përfundimin e punimeve, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka akorduar një tjetër fond prej afro 10 milionë eurosh, duke e çuar koston totale të këtij aksi në rreth 22 milionë euro. Por ajo që e bën edhe më problematike këtë investim është fakti se edhe tenderi i dytë për plotësimin e punimeve i është dhënë të njëjtit bashkim kompanish që fitoi kontratën e parë. Bëhet fjalë për kompanitë “BE – IS SH.PK”, “ERGI” dhe “VËLLEZËRIT HYSA”, të...
Burimi:
syri.net