Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Rusia mund të nisë një sulm të kufizuar ushtarak kundër një vendi anëtar të NATO-s në muajt e ardhshëm. Kështu ka bërë me dije një raport i inteligjencës daneze, i cili është paralajmërimi më i hapur deri më tani nga shërbimet perëndimore të sigurisë. Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes Daneze tha se ekzistonte një “rrezik i ulët, por në rritje” që Rusia të zhvendoste një numër të vogël trupash, ndoshta pa emblema, në një vend fqinj ose të përdorte armë me rreze të gjatë veprimi në infrastrukturën e përdorur për të mbështetur Ukrainën. “Kjo mund të përfshijë vendosjen e forcave ushtarake në një zonë të kufizuar brenda vendeve të NATO-s që kufizohen me Rusinë – për shembull, nën pretekstin e mbrojtjes së pakicave lokale ruse....