Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Paradoksi, papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje
Si asnjëherë tjetër, treguesit e punësimit, papunësisë, “dembelëve” dhe forcës së punës shënuan rënie njëherazi duke reflektuar ngjarje më të thella se dinamikat e tregut të punës, konkretisht reduktimin e popullsisë.Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë ishin të punësuar gati 10 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Gjithashtu numri i të papunëve u ul me rreth 2900 në të njëjtën periudhë. Papunësia nga 113.558 persona në tremujorin e parë të vitit 2024 ra në 110.655 persona në të njëjtin tremujor të vitit 2025.Numri më i madh i të papunëve mbetet te grupmosha 15-29 vjeç, që përfaqëson 39.5 mijë persona në 3-mujorin e 2025, megjithëse ka një rënie të lehtë në krahasim me një vit...