Paraburgimi i Veliajt, raporti nga KiE: Preken të drejtat e kryebashkiakut dhe elektoratit
Këshilli i Europës ngre shqetësime për ndikimin e paraburgimit të Erion Veliajt në ushtrimin e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në raportin e katërt për monitorimin e zbatimit të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i kushton një vëmendje të veçantë rastit të Veliajt, duke iu referuar edhe vlerësimeve të Komisionit të Venecias mbi pasojat e paraburgimit të kryetarëve të zgjedhur me votë. Raporti i cili përshkruan zhvillimet që nga arrestimi i Veliajt në shkurt të vitit 2025, deri te rikthimi në detyrë nga Gjykata Kushtetuese dhe anulimi i zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, evidenton një situatë ku statusi i tij institucional nuk përputhet me mundësinë për të ushtruar funksionet e kryebashkiakut. Komisioni i...
Burimi:
kohajone.com